Zbulohen dy modelet e reja SUV të Skodas, Karoq e Kodiaq

Zbulohen dy modelet e reja SUV të Skodas, Karoq e Kodiaq

19 July 2019 11:22

Janë zbuluar dy modelet e reja, 2020 të SUV-ve, Karoq e Kodiaq.

Karoqi e Kodiaqi të 2020-ës do të kenë shenjën e Skodas në anën e pasme, që do ta zëvendësojnë logon e mëparshme ndërsa ai Karoq do të ketë edhe një motor të ri.

Image

Të dy këtyre versioneve i është eliminuar problemi që kishin me Këndin e Vdekur fal teknologjisë së re, transmeton koha.net.

Duke përdorur dy sensorë, vetura i tregon vozitësve për qoshet që nuk janë të dukshme për syrin e njeriut, dhe i paralajmëron ata për ndonjë rrezik të mundshëm.

Image

Përveç teknologjisë së shumtë që i janë shtuar këtyre dy modeleve, ajo janë përditësuar edhe në pamje, të cilat tani duken më sportive por edhe ofrojnë më shumë rahati.

Image

Një tjetër risi është motori 2.0 TDI që prodhon 190 kuaj fuqi e që ofrohet me modelin Skoda Karoq, i cili përmbush standardin e emitimeve të gazrave Euro 6d-TEMP pasi ka një katalizator SCR dhe filtër të grimcave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme