Prezantohet hiper-vetura e parë britanike tërësisht elektrike me 2.000 kuajfuqi Foto: Motorauthority

Prezantohet hiper-vetura e parë britanike tërësisht elektrike me 2.000 kuajfuqi

17 July 2019 19:41

Prodhuesi britanik i veturave sportive, Lotus, prezanton modelin e ri tërësisht elektrik - Evija. Kjo është hiper-vetura e parë britanik tërësisht elektrik.

Lotus Evija është modeli i parë i Lotusit qëkur u bë pjesë e grupit kinez Geely dhe është planifikuar të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 130 kopje, për shkak të etikës së automjetit “Type 130”.

Gjithashtu, Evija është një ‘bishë’ e vërtetë me katër motorë elektrikë me kapacitet në total prej 2.000 kuajfuqi.

Kjo hiper-veturë, po ashtu, vjen me bateri litium-jon prej 70 kWh e cila është e vendosur në mes të automjetit, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Lotus pretendon se Evija shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për më pak se tre sekonda.

Çmimi i Lotus Evija pritet të jetë ndërmjet 1.5 deri 2 milionë euro, ndërsa fillimi i prodhimit nuk parashihet para vitit 2020./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme