Toyota do të prodhojë mjet kozmik-eksplorues për Japoninë

Toyota do të prodhojë mjet kozmik-eksplorues për Japoninë

17 July 2019 15:56

Toyota Motors do të prodhojë një fluturake hapësinore për eksplorim në Hënë.

Toyota ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA), kurse agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se mjeti kozmik eksplorues japonez do të jetë me motor hibrid dhe se astronautët do të drejtojnë në satelitët e Tokës.

Në përputhje me marrëveshjen, Toyota do të punojë për programin e kërkimit dhe zhvillimit në tre vitet e ardhshme, ndërsa deri në vitin 2024 do të zhvillojë një prototip të mjetit kozmik. Siç transmeton AA, testimi dhe fillimi i prodhimit serial është planifikuar për vitin 2027 dhe misioni i parë astronautik në Hënë është paralajmëruar për vitin 2029.

Mjeti kozmik Toyota do të ketë një presion të rregullt të brendshëm, kështu që astronautët nuk do të duhet të veshin rroba gabarite kozmike.

Mjeti kozmik do të punojnë me motor me module qelizore të cilat Toyota tashmë i përdor në disa automjete hibride. Mjeti është plotësisht ekologjik dhe nuk do të lëshojë karbon në atmosferë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme