Auto

Mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit, peticioni dorëzohet në Kuvend

Mbi 10 mijë nënshkrime për heqjen e homologimit, peticioni dorëzohet në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës do të dorëzohet peticioni për heqjen e homologimit. Sipas njoftimit të organizatorëve, peticioni është nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë të cilët kërkojnë nga Kuvendi që Ligji për Automjete të ndryshohet dhe obligimi për homologim të hiqet në tërësi.

Sipas tyre, homologimi si i tillë nuk është se ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetarin marrë parasysh që shumica dërrmuese e veturave importohen nga shtetet e BE-së. Për veturat që importohen nga shtete që nuk standardet e njëjta si Britania, SHBA etj., verifikimin mund ta bëjë dogana ose edhe kontrolli teknik.