Continental prezanton sistemin e ri hibrid të avancuar 48-voltësh

Continental prezanton sistemin e ri hibrid të avancuar 48-voltësh

13 July 2019 17:00

Kompania Continental në panairin e sivjetmë të veturave që do të mbahet në Frankfurt, do të prezantojë sistemin e ri dhe inovativ hibrid 48-voltësh me fuqi elektrike të motorit prej 30 kWh.

Motori elektrik është i vendosur në mes të motorit me djegie të brendshme dhe ndërruesit të shpejtësive, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky sistem i ri hibrid përfshinë edhe elektronikën e avancuar, shkruan autonet.hr.

Shumë prodhues, deri më tani e kanë quajtur sistemin hibrid 48-voltësh si një hibrid “të butë”, por Continental nuk e konsideron sistemin e vet si të tillë.

Image

Arsyeja për këtë është se pjesa elektrike e këtij sistemi të ri bën që vetura të vet-lëvizë me shpejtësi deri në 90 km/h. Po ashtu, Continentali thotë se sistemi i saj i ri do të kushtojë më lirë.

Tani për tani, nuk janë zbuluar të dhënat për konsum/shpenzime. Megjithatë, ky sistem do të ofrojë reduktim të dyoksidit të karbonit prej rreth 20 për qind për dallim nga modelet të cilat lëvizin me motor me djegie të brendshme dhe rreth 10 për qind në krahasim me modelet me sistemin hibrid 48-voltësh “të butë” të cilët janë aktualisht në dispozicion në treg.

Gjithashtu, raportohet se Continental tashmë ka një ose më shumë blerës për këtë teknologji të re por aktualisht njoftimi zyrtar nuk përmend emrin e ndonjë prodhuesi të automjeteve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme