Auto

Lamborghini kufizon prodhimin për të ruajtur ekskluzitetin

Descriptive Text

Prodhuesi italian pret të shesë më shumë se 8,000 automjete në 2019, që është dukshëm më e lartë se në vitin 2018, kur u shitën 5.750 njësi.

Lamborghini mori atë që donte dhe pritej kur lansoi modelin e tretë, SUV Urus, që shitjet në gjysmën e parë të vitit pothuajse të dyfishohen në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti u shitën 4.553 vetura dhe njeriu i parë i prodhuesit italian, Stefano Domenicali, me të drejtë pret që në fund të vitit 2019 shitjet do të tejkalojnë 8,000 njësi.

Numri i 10.000 veturave figuron si maksimumi që Lamborghini duhet të prodhojë në vit.

Domenicali pret që kjo të ndodhë vetëm kur kompania të lansojë modelin e katërt në treg për të cilin ende vetëm spekulohet.

Sipas njoftimeve të marsit të këtij viti, Lamborghini i katërt - krahas modeleve Huracan, Aventador dhe Urus - mund të jetë një Gran tourer me konceptin 2 + 2 ulëse.

Sidoqoftë, Domenicali më pas theksoi se modeli i ri nuk duhet të llogaritet, pasi Lamborghini aktualisht nuk është mjaft i fortë dhe i qëndrueshëm për të investuar në makinën e katërt..