Auto

Rrjedhin fotografi të SEAT Arona crossover të ri

Fotografi të SEAT Arona crossover kanë rrjedhur në ueb faqe, para debutimit të tij që do të jetë gjatë kësaj vere në panairin e veturave në Frankfurt.

Fytyra e makinës si duket është marrë komplet nga supermini më i ri i SEAT, ndërsa nga pas duket njësoj sikurse në Ibizian e ri, transmeton koha.net.

Emri Arona reflekton në modelet e tjera të markës spanjolle pasi është emërtuar nga një zonë në Spanjë.

SEAT Arona crossover që është një SUV i madhësisë së vogël do të jetë në platformën e Volkswagen Group, teknologjinë MQB, ndërsa detaje të tjera ende nuk janë zbuluar për këtë veturë.

{gallery}