Auto

B&B përforcon Velarin në 625 kuajfuqi

Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, B&B Automobiltechnik, përsëri është marrë me modifikimin e Range Rover Velarit por kësaj here fjala është për versionin Velar SVA i cili standard ka kapacitet prej 550 kuajfuqi.

B&B Automobiltechnik për këtë Velar SVA ofron dy paketa për përforcimin e motorit të tij.

{gallery}

Paketa “Stage 1”, që kushton 1.950 euro, përfshinë përforcimin e motorit në 580 kuajfuqi, ndërsa “Stage 2”, që kushton 4.950 euro, në 625 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Paketa më e fuqishme mundëson që Velar SVA shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3.9 sekonda dhe atë maksimale deri në 285 km/h.

Përveç kësaj, kjo kompani për Velar SVA-në ofron edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e frenimit më të fortë, si dhe set të rrotave 22-inç nga alumini.

Gjithashtu, në ofertë janë në dispozicion edhe disa paketa për Velarin me 380 kuajfuqi – “Stage 1”, që kushton 1.498 euro, përfshin përforcimin e motorit në 410 kuajfuqi dhe “Stage 2”, që kushon 2.950 euro, në 450 kuajfuqi.