Auto

Cadillac prezanton modelin e ri sportiv me 325 kuajfuqi

Cadillac prezanton modelin e ri sportiv me 325 kuajfuqi
 

Prodhuesi i njohur amerikan i veturave, Cadillac, ka vendosur të ndryshojë rendin dhe para se të lansojë Sedanin e ri, prezantoi modelin CT4-V me motor 2.7-litër e 4 cilindrash.

Zakonisht kompania fillon së pari versionet e rregullta të modeleve të reja, përpara se të lansojë ato në versione me performancë të lartë. Por, Cadillac tashmë ka prezantuar modelin e ri CT4 së pari në versionin sportiv “V”.