BMW lanson M135i me 302 kuajfuqi për të rivalizuar Golf R-in

BMW lanson M135i me 302 kuajfuqi për të rivalizuar Golf R-in

05 May 2019 13:28

BMW M135i i ri do të lansohet në panairin e veturave në Frankfurt.

BMW M135i vjen me një motor me katër cilindra të ri turbocharged e sistem me të gjitha rrotat aktive, transmeton koha.net.

Ky BMW M135i rivalizon direkt modelin sportiv të Volskwagen Golf R e edhe atë të Mercedesit, AMG A45.

M135i ka motorin 2.0 litërsh i cili prodhon 302 kuajfuqi, që është rreth 33 kuajfuqi më pak se sa modeli paraprak, por BMW premton se këtë e kompenson sistemi me të gjitha rrotat aktive e marshi me 8 shpejtësi automatike.

Përditësimet në stil përfshijnë mbrojtësit nga para e pas, që e bëjnë atë të duket më agresiv, rrota të mëdha M-Sport e dy gypa gjigant të shkarkimit të gazrave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme