Auto

Citroen do të prezantojë muajin e ardhshëm veturën elektrike të së ardhmes

Kompania e njohur franceze e veturave, Citroen, do të vazhdojë të shënojë 100 vjet të ekzistencës me një model tjetër debutues.

Në Paris, më 16 maj, do të prezantojë një koncept pa emër, i cili e shpall atë si një “vizion ultra komfor dhe plotësisht elektrik”.

Fotografia e publikuar zbulon vetëm një logo ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga Citroen, e cila u frymëzua nga fillimet e vitit 1919.

Citroen premton se vetura e re elektrik e së ardhmes do t’ju ofrojë shoferëve një përvojë unike udhëtimi me sistemin e veturës autonome dhe inteligjencën artificiale.

Vetura e re, po ashtu, është pajisur me teknologji që marka franceze e përdorë në veturat e ardhshme serike.

Koncepti i ri do të prezantohet me Ami One, i cili debutoi muajin e kaluar në Gjenevë, i cili është një version më i vogël i ForTwo Smart me hapësirë për dy pasagjerë dhe një autonomi prej 100 km me baterinë që mbushet për dy orë./ksp