Auto

BMW, Daimler dhe Volkswagen akuzohen nga BE-ja

BMW, Daimler dhe Volkswagen akuzohen nga BE-ja
 

Më shumë se tre vite pas skandalit të Dieselgate, Bashkimi Europian akuzon BMW, Daimler dhe Volkswagen për marrëveshje të fshehtë për të shmangur konkurrencën në lidhje me teknologjitë që ulin emetimet ndotëse.

Tashmë e gjendur në pozitë të vështirë nga trukimi në shkallë të gjerë i 11 milionë automjeteve dizel nga ana e Volkswagen, e bërë publike si rast në shtator të 2015, industria gjermane duhet t’i përgjigjet këtyre akuzave, me shumë mundësi që do t’i rëndojnë shumë mbi financat dhe imazhin e saj.