Auto

Kështu mund të duket Ford Kuga në version sportiv ST

Foto: X-Tomi Design

Së fundmi, Fordi ka prezantuar gjeneratën e re të modelit Kuga dhe tani për të është menduar edhe versioni sportiv ST.

Për dallim nga modeli standard, Kuga ST në këtë fotografi, të cilën e ka bërë dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design, vjen me aerodinamikën e re, maskën e përparme të zezë me logon “ST” me ngjyrë të kuqe, rrotat e reja nga alumini, etj., transmeton Koha.net.

Në paketë, po ashtu, do të mund të gjenden edhe amortizatorët e modifikuar, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, sistemin më të fortë të frenimit, si dhe interier të modifikuar duke përfshirë ulëset sportive “Recaro” me logon “ST”, timon prej lëkure, pedalet sportive, etj.

Nën kofanon e Ford Kuga ST, do të mund të gjendet motori benzinë 2.3-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 280 kuajfuqi (të huazuar nga Ford Focus ST), në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose atë automatik me 7 shpejtësi.