Edhe veturat më luksoze mund të lihen pas.
Super veturat e shtrenjta janë aq të çmuara sa që çdo kush do të mendonte se pronarët e tyre asnjëherë nuk do t'i linin pas, por kjo si duket nuk vlen për disa prej pronarëve të tyre, transmeton koha.net.
Këto janë 7 super veturat e shtrenjta e luksoze që janë braktisur nga pronarët:

Bugatti Veyron:
Bugatti Veyron është quajtur super veturë sportive, e sigurisht për një arsyeje të mirë. Ajo është një ndër veturat më të shpejta në botë, e kushton mbi 1.5 milionë euro, e kjo në foto është braktisur nga një pronar rus.

Lamborghini Miura
Lamborghini Miura ishte vetura e parë super sportive me dy ulëse e me motor të mesëm. Kjo veturë është braktisur në një parking nëntokësor në Athinë për 30 vite, pastaj ka dal në shitje në një ankand, e është shitur për 483 mijë dollarë.

Ferrari F40, vetura e djalit të Saddamit
Kjo super veturë i përkiste djalit të madh të Saddam Husseinit, Uday. Ajo ishte braktisur gjatë luftës në Irak pasi Uday ishte vrarë.

LeMans Blue Jaguar XJ220
Kjo veturë e edicionit të limituar ishte prodhuar në vetëm 281 njësi. Ajo është braktisur në shkretëtirën e Katarit, e kushton rreth 500 mijë dollarë.

Rolls Royce Phantom Centurion: e ndërtuar sipas kërkesave personale të blerësit
Ky Rolls Royce Phantom ishte bërë për një konsumator në Las Vegas. Më vonë ishte shitur te një konsumator në Rusi, e më vonë është gjetur i braktisur në një autostradë në Rusi, çmimi i tij shkon rreth 350 mijë dollarë.

Maybach 57
Maybach 57 kushton 380 mijë dollarë, ndërsa ishte braktisur në një parking të Kanës në Francë.

Ferrari Enzo
Ky Ferrari Enzo, i cili kushton mbi 1.5 milionë euro, është braktisur nga një pronar britanik, i cli refuzonte të paguante gjobat e trafikut. Më vonë autoritetet zbuluan se kjo veturë kërkohej nga Interpoli si e vjedhur.