Auto

Range Rover i ri nga Kahni me çmim marramendës

Range Rover i ri nga Kahni me çmim marramendës

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, si projekt të ri ka përgatitur edhe një Range Rover të modifikuar i cili zyrtarisht quhet “Range Rover V8 Supercharged Project Kahn Long Wheel Base” dhe ka një çmim marramendës.

Dizajneri i njohur, Afzal Kahn, për këtë SUV luksoz ka zgjedhur ngjyrën e zezë “Santorini” për eksterier, set të ri të rrotave “RS” prej 23-inç me goma 305x30x23, disa detaje tjera me ngjyrë të zezë “Satin”, xhamat e errët, lëkurë cilësore për ulëset, etj., transmeton Koha.net. Po ashtu, ka zgjedhur edhe disa detaje tjera me ngjyrë të zezë “Satin” për interier, pragjet nga çeliku, pedalet nga alumini, etj.