Auto

Lotus paralajmëron model të ri SUV për vitin 2020

Kryeshefi i kompanisë së njohur britanike të veturave super-sportive Lotus, Phil Pofam, ka konfirmuar se një model i ri nga kjo kompani do të arrijë në vitin 2020.

Lotus u ngrit nga gjunjë duke u zhvendosur në pronësinë e kompanisë kineze Geely në vitin 2017, e cila ka plane ambicioze për një markë popullore.

Qëllimi është që Lotus të jetë konkurrues ndaj Aston Martinit, sidomos pas bashkimit me forcat me Williams, transmeton KosovaPress. Gjatë muajve të kaluar ka pasur shumë spekulime se çfarë do të bëjë Lotus dhe shumica e vëmendjes i kushtohet modelit të parë të tij SUV.

Në fakt, së pari do të vijë modeli sportiv që do të zgjerojë ofertën e Evores, Elise dhe Exige. Programi sportiv Lotus është pjesë e një plani pesëvjeçar nën Geely dhe do të bazohet në platformën ekzistuese të prodhuesit karakteristikë e ngasjes dinamike.

Megjithatë, kompania njofton se një Lotus i ri do të jetë më praktik për përdorim të përditshëm me një numër përmirësimesh, ndër të tjera në aspektin e ergonomisë dhe sistemeve multimediale.

Geely ka investuar 1.3 miliard dollarë në një fabrikë prodhimi në Kinë ku do të prodhohet Lotusi i ri.

Gjithashtu, modeli i ri duhet të jetë konkurrues i Aston Martin Valyrie.