Vetura e parë tërësisht elektrike e Volkswagenit mund të porositet nga maji

Vetura e parë tërësisht elektrike e Volkswagenit mund të porositet nga maji

13 March 2019 16:56

Volkswagen do të nisë së shpejti të pranojë rezervimet për veturën e parë tërësisht elektrike ID..

Kompania do të pranojë porositë nga maji i këtij viti, gati gjashtë muaj para se vetura të shfaqet zyrtarisht në vjeshtë në “Frankfurt Motor Show”.

Anëtari i bordit për shitje i kompanisë, Jurgen Stackmann, ka zbuluar planin për porositë e para të veturës tërësisht elektrike, me madhësi të Golfit, raporton Auto-Express, transmeton Koha.net.

“Rrugëtimi i parë nis më 8 maj. Kjo është kur nisin para-porositë për modelin ID.. Duke nisur nga kjo datë, klientët që duan të jenë ndër pronarët e parë të ID. Mund të paguajnë për të zënë vend në porositë e para. Mendoj se nuk është e pamundshme që të shitet plotësisht para se të zbulohet në ‘Frankfurt Motor Show’. Kështu sinjalizojnë numrat tanë”, ka thënë ai.

Një veturë e tillë do të kushtojë rreth 30 mijë euro. Ajo mund të ecën deri 550 kilometra distancë mes dy mbushjeve.

Pas modelit ID. do të vijë modeli Crozz një vit më vonë. Do të ketë një version të tij të veçantë më 2021, ndërsa më 2022 do të dalë në treg vetura I.D.Buzz..

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme