Porsche ka zbuluar se pasardhësi i Macanit SUV të tanishëm do të jetë krejtësisht elektrik.
Gjëja më interesante është ajo se modeli i ri i Macan SUV nuk do të ofrohet as si hibrid e as si plug-in e as në ndonjë version tjetër, do të jetë ekskluzivisht elektrik, transmeton koha.net.
Detajet e Macanit të ri ende nuk janë zbuluar, por Porsche ka konfirmuar se ai do të vijë në platformën Premium Electric, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me Audin.
SUV Macan i ri do të prodhohet në fabrikën e Porsches në Leipzig, ku prodhohen edhe modelet e tanishme Macan, Cayenne e Panamera.
Nuk është zbuluar ndonjë datë specifike e lansimit të Porsche Macanit të ri, por prodhimi i tij pritet të fillojë në fillim të dekadës së ardhshme.