Auto

Në Vjenë deri 2030 do të jenë 80.000 automjete elektrike

 

Vitin e kaluar në Vjenë janë regjistruar 3.233 vetura elektrike, që është 33 për qind më shumë se në 2017-ën, sipas portalit SEEbiz.

Ekspertët vlerësojnë se deri në vitin 2030, më shumë se 80.000 automjete elektrike mund të gjenden në rrugët e kryeqytetit të Austrisë, të cilat do të kenë nevojë për furnizim për rreth 8.000 stacione, transmeton KosovaPress.