Auto

Audi fillon shitjen e “bishës së gjelbër” me 444 kuajfuqi në Europë

Foto: Carscoops

Gati një vit pas premierës së modelit RS5 Sportback, e cila u mbajt në panairin e veturave në New York, Audi ka nisur shitjen e kësaj “bishe të gjelbër” në tregun evropian.

Audi RS5 Sportback me 5 dyer ka të njëjtin motor sikurse Audi RS5 Coupe.

Kjo “bishë e gjelbër” vjen me motor 2.9-litër Twin-Turbo V6 me 444 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton KosovaPress.

{gallery}

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, ky RS5 Sportback e arrin për 4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h. Përmes opsionit “Dynamic Plus”, kufizimi i shpejtësisë maksimale te ky model është 280 km/h.

Sa i përket çmimit, Audi RS5 Sportback në Gjermani kushton 82.700 euro, ndërsa dërgesat e para për blerësit do të fillojnë këtë verë.