Auto

Kështu do të dukej Lamborghini Urus në version Pick-up

Foto: Rain Prisk

Kompania e njohur italiane e veturave super-sportive, Lamborghini, në fund të vitit 2017 zyrtarisht pati prezantuar versionin serik të modelit Urus.

Disa dizajnerë të pavarur përmes fotografive kanë shpalosur idetë e tyre në të cilat kanë treguar se si mund të duket ky model në disa versione, transmeton Koha.net. Njëri nga ta, Rain Prisk, ka treguar se si mund të duket ky Urus në version Pick-up.

Kujtojmë se Urus ka motor 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 650 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Sipas të dhënave nga fabrika, Lamborghini Urus shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,6 sekonda, deri në 200 km/h për 12,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/h.