Prodhuesi i njohur jug-korean i automjeteve, do të prezantojë Crossoverin e ri të vogël në panairin e veturave që do të mbahet në New York në muajin prill. Ky Crossover i ri do të jetë më i vogël se SUV-i Kona.
Siç thonë në Hyundai, Crossoveri i ri i vogël do të jetë në dispozicion për shitje nga viti i ardhshëm, si dhe se do të jetë më i lirë se Kona.
Tani për tani, nuk dihet se në cilat vende do të shitet ky Crossover i ri i vogël, por do të jetë një nga modelet më të vogla në tregun e Amerikës së Veriut. Kujtojmë se Kona ka përmasat 4.1 metra i gjatë,1.8 metra gjerë dhe 1.5 metra i lartë, transmeton KosovaPress.
Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse Crossover i ri i vogël, përveç sistemit për tërheqje me vetëm rrotat e përparme, do të jetë në dispozicion edhe me sistemin për tërheqje me të gjitha rrotat.