Auto

BMW zbulon superveturën luksoze e sportive Alpina B7

BMW ka zbuluar modelin e ri të Alpina B7, që është një superveturë luksoze, por njëkohësisht edhe sportive.

Kjo veturë ofrohet për klientët të cilëve nuk ju mjafton BMW Seria 7 luksoze, BMW 750i apo edhe BMW M7 super luksoz. Alpina B7 tejkalon të gjithë këta versione superluksoze e sportive në të gjitha tiparet e tyre.

Nën kafanon e superveturës gjende super motori 4.4 litërsh V8 twin-turbo që prodhon 600 kuajfuqi, i cili bën që kjo veturë me peshë 2202 kilogram shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3 sekonda e atë maksimale prej 330 kilometra në orë, transmeton koha.net.

Alpina tejkalon shpejtësinë e modelit po ashtu sportiv të BMW 750i, i cili mund të arrijë shpejtësinë maksimale ‘vetëm’ 209 kilometra në orë.

{gallery}