Auto

Jaguar F-Pace me 670 kuajfuqi e interier luksoz

Pas Coupes sportive F-Type (i quajtur LFT-666), kompania britanike Lister Motor Company ka përgatitur edhe SUV-in F-Pace të modifikuar të Jaguarit, i quajtur Lister LFP.

Lister, së bashku me publikimin e disa fotografive, ka deklaruar se LFP vjen me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 670 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Me këtë fuqi, ky F-Pace shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda dhe atë maksimale deri në 322 km/h.

Image

Lister LFP, për dallim nga F-Pace standard, karakterizohet me eksterier “agresiv”, set të ri të rrotave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe me interier luksoz.

Gjithashtu, Lister Motor Company këtë SUV të modifikuar do ta ofrojë në seri të kufizuar prej vetëm 250 njësive si dhe njofton se para-porositë tashmë kanë filluar.