Auto

Dacia me shitje rekord më 2018

Descriptive Text

Prodhuesi rumun i automjeteve “Dacia” arriti në vitin 2018 performancën më të lartë tregtare në historinë e vet, ku shitjet në tregun e brendshëm dhe të jashtëm arritën 700,798 njësi, një rritje me 7% nga viti i kaluar, njoftoi kompania.

Një prej tregjeve më të mëdha për “Dacian” ishte Evropa, me 511,000 automjete të shitura më 2018, transmeton kp.

Kjo shifër e pozicionin prodhuesin rumun në vend të 14 në kontinentin evropian, me 2,9% të tregut, 0,27% më e lartë se sa vitin e kaluar.

“Dacia” u ble në nga “Renault” në vitin 1999 dhe u rikthye në treg në vitin 2004 duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në tregun evropian të automjeteve.