Cadillac zbulon zyrtarisht SUV-in e ri XT6 Foto: Motor1

Cadillac zbulon zyrtarisht SUV-in e ri XT6

13 January 2019 17:46

Nën-brendi i kompanisë së njohur amerikane të veturave General Motors, Cadillac, ka zbuluar zyrtarisht SUV-in e ri XT6 për vitin 2020 në panairin e veturave që po mbahet në Detroit.

Fjala është për SUV-in me tre rreshta të ulëseve i cili në ofertën e kësaj marke luksoze amerikane do të vendoset mes XT5 dhe Escalade, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe XT6 vjen me platformën C1XX, të cilën e përdorin edhe Chevrolet Traverse dhe Buick Enclave.

Ashtu siç është pritur, edhe XT6 vjen me pjesën e përparme të frymëzuar nga koncepti Escala i Cadillacut (me maskën e përparme të theksuar dhe dritat karakteristike), ndërsa për interier thuhet se është luksoz i pajisur me materiale cilësore (lëkurë, dru, fibra të karbonit).

Gjithashtu, Cadillac XT6 vjen me sistemin për ftohje/ngrohje të ulëseve, sistemin e zërimit “Bose Performance Series Sound” me 14 altoparlantë, sistemin infotainment me ekran 8.0-inç Touchscreen dhe lidhjet si 4G LTE, Wi-Fi dhe Hotspot.

SUV-i i ri i Cadillacut, po ashtu, vjen me sistemin për shikimin e këndit të vdekur, sistemin për mbajtjen e veturës në vijat korsive, sistemi për ndihmë gjatë parkimit, sistemin e frenimit automatik, sistemin “Night Vision”, etj.

Duhet theksuar se XT6 ka kapacitetin e bagazhit nga 356 deri në 2,228 litra, kur ulëset e rreshtit të tretë dhe të dytë janë të shtrirë, si dhe ky SUV që peshon 2,127 kilogramë mund të tërheqë deri në 1,814 kg, përcjell Koha.net. Sa i përket rrotave, ato janë standarde me madhësi prej 20-inç ose 21-inç te versioni Sport.

Sa i përket motorit, SUV-i i ri i Cadillacut ka motor benzinë 3.6-litër V6 Power me kapacitet prej 229 kW/314 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin automatik prej 9 shpejtësive dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme, ndërsa versioni XT6 Sport ka sistemin 4x4 të tërheqjes.

Cadillac XT6 në tregun amerikan pritet të shfaqet këtë pranverë, ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme