Auto

Jimny i ri i Suzukit shndërrohet në Mercedes G-Class të vogël

Descriptive Text

Kreacioni më i ri i kompanisë së njohur japoneze e cila merret me modifikimin e veturave sportive, Liberty Walk, është modeli i modifikuar Jimny i gjeneratës së re, i Suzukit.

Liberty Walk tani ka publikuar disa fotografi të reja në të cilat shihet modeli i saj i quajtur Jimny G-Mini, transmeton Koha.net. Ky model i modifikuar, ndër të tjera, karakterizohet me mbrojtësit anësor të zgjeruar, kofanon me ngjyrë të zezë, maskën e përparme të re, mbrojtësit tjerë të rinj, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, mbajtësin e ri të gomës rezervë, si dhe set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë.


Lexoni edhe: 

Suzuki Jimny i ri, një G-Class dhe Defender i vogël [foto]


Duhet theksuar se Jimny G-Mini është shumë i ngjashëm me Mercedes-Benz G-Class.

{gallery}

Gjithashtu, Jimny G-Mini do të marrë pjesë në panairin e ardhshëm të veturave të modifikuar në Tokio – “Tokyo Tuning Auto Show”, ndërsa sa i përket çmimit, Liberty Walk ende nuk ka zbuluar çmimin e këtij “G-Class” të vogël.