Auto

Nissan prezanton modelin e ri elektrik në CES 2019

Foto: Autoexpress
 

Prodhuesi japonez prezantoi në panairin e teknologjisë CES 2019, i cili po mbahet në Las Vegas, modelin Leaf e+ i cili vjen me një bateri më të madhe dhe autonomi prej 363 kilometra.

Nissan Leaf më parë mund të kalonte deri në 241 km me vetëm një mbushje të baterisë, ndërsa tani është në gjendje të kalojë deri në 122 km më shumë sesa më parë.