Së shpejti del në ankand prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964 Foto: Autoblog.com

Së shpejti del në ankand prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964

30 December 2018 09:24

Në ankandin e ardhshëm “Goodind & Company’s” në SHBA, do të dalë për shitje prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964.

Ky prototip, thuhet se është përdorur për zhvillimin e modelit 275 GTB si dhe në testimin e motorit të tij 3.3-litër V12, në vitin 1966 mori pjesë në garën Monte Carlo Rally, transmeton Koha.net.

Prototipi 275 GTB, po ashtu, ka pësuar disa modifikime, të cilat përfshijnë dritat shtesë, xhamin e përforcuar, diferencialin LSD, kofanon e veçantë dhe fshesën shtesë te xhami i përparmë.

Megjithatë, ky Ferrari 275 GTB i vitit 1964 me eksterier me ngjyrë të verdhë do të dalë për shitje në ankand ku pronari i ri pritet të paguaj për të nga 6 deri 8 milionë dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme