Mercedes GLS i ri do të debutojë në panairin e veturave në New York

Mercedes GLS i ri do të debutojë në panairin e veturave në New York

24 December 2018 17:04

Përveç premierave të modeleve të reja, panairi i veturave në New York është e rëndësishme edhe për atë që është nikoqir i finales së zgjedhjeve për automobilin botëror të vitit.

Kur në mes të prillit do të hapë dyert për vizitorët, kjo ngjarje duhet të jetë për të pritur një numër të risive interesante nga industria e automobilave.

Pritet që në mesin e tyre të jetë edhe gjenerata e re e Mercedesit më të madh SUV, modeli GLS, transmeton KosovaPress.

GLS i ri do të ketë detaje stilistike që janë marrë nga Mercedes GLE më i vogël, i cili ishte lansuar në shtator. Nëse realizohen prognozat se premiera e GLS të ri do të jetë në New York, ai do të gjendet në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme