Auto

Toyota shqyrton prodhimin e Supras në version kabrio

Edhe pse Supra e re ende nuk ka një premierë botërore, tashmë po spekulohet për versionin kabrio.

Versioni para-prodhues i Toyota Supra u prezantua në Festivalin Goodwood të sivjetmë në Angli.

Prodhuesi japonez nuk ka zbuluar zyrtarisht se është duke punuar në një Supra kabrio, por nuk e mohoi se një ide e tillë mund të ndodhë.

Tetsuy Tada, kryeinxhinier i ngarkuar me zhvillimin e një Supra të re, Toyota ka konfirmuar se përveç versionit standard Coupe, janë duke e konsideruar edhe një model në version kabrio, transmeton KosovaPress.

Ai nuk dha më shumë detaje dhe nuk tha asgjë se zhvillimi i një modeli të tillë mund të ketë filluar tashmë.

Supra e re është fryt i bashkëpunimit midis Toyotës dhe BMW-së, nga e cila doli Roadster Z4 i ri, dhe në kontratën e lidhur ndërmjet prodhuesit japonez dhe atij gjerman me sa duket nuk ka veprim që ndalon Toyotën për të bërë një Supra në version kabrio ose BMW për të ndërtuar Z4 Coupe.

Kur bëhet fjalë për versionin standard Coupe të Supras së re, ajo do të ketë premierën botërore më 14 janar, në panairin e veturave në Detroit.