Zbulohet Audi A8 karavan

Zbulohet Audi A8 karavan

21 December 2018 11:16

Castagna Milano nuk është një nga emrat e njohur në industrinë e modifikimit të veturave, por nga kjo kompani me bazë në Milano kanë dal disa projekte shumë interesante.

Kjo kompani së fundi ka shpërndarë disa fotografi të një Audi A8 karavan me motor me 12 cilindra e sistem Quattro me të gjitha rrotat aktive, transmeton koha.net.

Kjo veturë përdor gjeneratën e mëparshme të A8-shit, konkretisht të vitit 2014.

Ajo çfarë Castagna Milano ka bërë është se i ka ndryshuar pjesën e pasme limusinës luksoze, duke e bërë atë karavan.

Sigurisht ende është në faza të hershme të zhvillimit, pasi në derën e pasme shihet se kjo veturë është e destinuar për sedan e jo karavan.

Ky Audi A8 karavan ka një super motor sportiv 6.3 litërsh FSI me 12 cilindra që prodhon 493 kuajfuqi, ndërsa më shumë detaje për të ende nuk janë bërë të ditura nga kjo kompani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme