Auto

Volkswagen zbulon një Golf të ri

Para lansimit të Golfit komplet të ri gjatë vitit të ardhshëm, Volkswagen ka lansuar një version të ri të gjeneratës së tanishme hatch të quajtur Match.

Ky model zëvendëson modelin e Golf SE si dhe atë SE Nav, duke pasur më shumë teknologji e gjëra të tjera si model standard, transmeton koha.net.

Çmimi i tij fillon nga 23 mijë euro, ndërsa pritet të dal në shitje gjatë muajit të ardhshëm.

VW Golf Match si model standard ka të përfshirë ekranin 8 inçësh, DAB radio e navigacion satelitor, Apple Car-Play e Android Auto.

Golf Match do të ofrohet në dy stile të ndryshme të trupit, Hatchback për 23 mijë euro e karavan për 24,800 euro.

Komplet vargu i tanishëm i motorëve do të ofrohet edhe me Match, duke filluar nga motori 1.0 litërsh tre cilindërsh me benzinë, pastaj ai 1.6 litërsh me naftë e deri te 2.0 litërshi me katër cilindra me naftë.

{gallery}