Bugatti Veyronit vetëm ndërrimi i rezervarit të karburantit kushton sa një Audi S3 i ri

Bugatti Veyronit vetëm ndërrimi i rezervarit të karburantit kushton sa një Audi S3 i ri

13 dhjetor 2018 10:09

Bugatti Veyron edhe pse ka vite që është në treg, ai gjithmonë do të mbetet në historinë e veturave si stërgjysh i super veturave moderne.

Duke pasur një çmim fillestar prej 1 milionë eurosh, në të nuk përfshihet edhe mirëmbajtja e tij që Veyronit i duhet e që mund të kushtoj mijëra euro.

Jo vetëm që pjesët e tij janë shumë të shtrenjta, por edhe për ti ndërruar ato duhet shumë punë, pasi duhet të hiqet kompletë pjesa e pasme e veturës.

Nuk ka informacioni të sakta se sa kushton servisi i rregullt i Veyron, por mendohet se kushton mijëra euro.

Çuditërisht janë edhe disa pjesë që nuk kushtojnë edhe aq shumë e janë të marra nga Golf 4 e Jetta.

Por çdo turbocharger i tij kushton 6 mijë euro, e motori i tij W16 ka katër të tillë, e kosto e punës kushton më së paku 8500 euro, duke e quar koston e zëvendësimit të një turbo për 20 mijë euro.

Ndërsa ndërrimi komplet i rezervarit të karburantit kushton 40 mijë euro, që i bije që kushton sa një Audi S3 i ri, e shumë vetura të tjera të llojit të saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme