Auto

Nga 2019-a policia zvicerane patrullon me veturat e Teslës

Nga 2019-a policia zvicerane patrullon me veturat e Teslës
 

Zvicra ka njoftuar sot se forcat e saj policore do të përdorin automjetet elektrike të Teslës si vetura të patrullës duke filluar nga viti i ardhshëm.

Policia ka prezantuar modelet e reja Tesla X 100D të veturave të patrullës, të cilat do të përdoren nga forcat e rendit nga pranvera e vitit 2019. Këto modele, siç raporton DPA, do të kenë, gjithashtu, pajisjet e radios dhe dritat blu.