X8, SUV-i më i shtrenjtë i BMW-së

X8, SUV-i më i shtrenjtë i BMW-së

09 December 2018 17:35

Aktualisht, SUV-i më i shtrenjtë i BMW-së është X7 xDrive50i M Sport me një çmim fillestar prej 122,425 dollarë. Megjithatë, së shpejti ai do të rrëzohet nga “froni”.

BMW Blog ka njoftuar nga burime të pa konfirmuara, se SUV-i i ri X8 po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Thuhet se nën emrin kodues G09, X8 nuk do të jetë vetëm një Coupe e versionit X7, por BMW ka ndërmend të bëjë SUV më luksoz që të mbushë boshllëkun midis X7 dhe Rolls-Royce Cullinanit.

BMW X8 thuhet se ka ulëset në mënyrë që çdo udhëtar të ketë komoditetin maksimal dhe dizajni nuk do t’i privojë ata nga hapësira, siç është rasti në X4 dhe X6, transmeton ksp.

Spekulohet se do të jetë BMW më i shtrenjtë i mundshëm, i cili do të kalojë Alpina B7 (139,350 dollarë), i8 Coupe (147,500 dollarë) M760i (156,700 dollarë) dhe i8 Roadster që kushton 163,300 dollarë.

Në version elektrik, BMW X8 mund të jetë edhe më i shtrenjtë por do të jetë ende larg nga Cullinani, çmimi fillestar i të cilit është 325,000 dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme