Auto

Nissan GT-R vjen në version të ri për 50-vjetor

Një version i veçantë i “Godzilës”, i cili u krijua në bashkëpunim me firmën Italdesign me rastin e 50-vjetorit të Nissan GT-R, do të bëhet në seri të kufizuar prej vetëm 50 njësive.

Nissan dhe Italdesign paralajmëruan edicionin e veçantë të GT-R këtë vit, dhe prototipi i këtij modeli u prezantua në panairin e veturave “Festival Goodwood of Speed” në Angli.

Image

Prodhuesi japonez, tani ka publikuar fotot e para të këtij modeli ekskluziv. Ndryshe nga ai standard Nissan GT-R, çmimi i të cilit është rreth 180,000 euro, GT-R50 do të kushtojë 990,000 euro në Evropë, duke përjashtuar taksat që ndryshojnë nga vendi në vend dhe opsionet shtesë, transmeton ksp.

Nissan tashmë ka filluar të marrë porosi për GT-R50 dhe dërgesat e para priten të fillojnë vitin e ardhshëm dhe do të vazhdojnë në vitin 2020. Përndryshe, si bazë për këtë edicion special shërbeu versioni Nismo. GT-R50 vjen me motor të përditësuar 3.8-litër Bi-Turbo V6 me kapacitet prej 710 kuajfuqi.

Gjithashtu, GT-R50 do të vijë me marshin prej gjashtë shpejtësive, sistemin e frenimit “Brembo”, rrotat prej 21-inç dhe goma “Michelin Pilot Super Sport”.