Auto

Hyn në fuqi vendimi, ndalohet importi i automjeteve me mbi 10 vjet përdorim në Shqipëri

Hyn në fuqi vendimi, ndalohet importi i automjeteve me mbi 10 vjet përdorim në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Shqipërisë, që nuk lejon importin e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite dhe makinave më të mëdha me një moshë mbi 15-vjeçare, që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Ndërkohë, për autoveturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja, transmeton ATSH.