BMW M5 Competition merr ‘tretman’ nga AC Schnitzer

BMW M5 Competition merr ‘tretman’ nga AC Schnitzer

02 December 2018 20:17

AC Schnitzer BMW M5 (F90) Competition para disa muaj, pistën e njohur të Nurburgringut e ka kaluar për 7 minuta e 29.50 sekonda (9 sekonda më shpejtë sesa modeli standard), ndërsa tani paralajmërohet se ky Sedan sportiv do të ekspozohet në panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara në Essen, Gjermani.

Image

Ky M5 Competition i kompanisë së njohur AC Schnitzer është me kapacitet prej 700 kuajfuqi, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

BMW Series 8 i ri merr pamje ‘agresive’ nga AC Schnitzer [foto]


Gjithashtu, kjo kompani për këtë M5 (F90) ka zgjedhur aerodinamikën nga fibra të karbonit (që përfshinë spoilerin e përparmë, pragjet, spoiler të pasmë në çati dhe bagazh si dhe difuzer të pasmë), amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave AC3 prej 21-inç nga alumini e me goma 275/30 R21 dhe 285/30 R21, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe disa elemente të reja për interier.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme