Auto

Super MINI John Cooper Works GP do të prodhohet në masë

Anëtari i bordit të BMW-së, Peter Schwarzenbauer ka konfirmuar se MINI i bërë për gara, John Cooper Works GP koncept i prezantuar në panairin e veturave në 2017-ën në Frankfurt, do të vihet në linjat e prodhimit në 2020-ën.

Koncepti GP ishte versioni më agresiv i MINI-të sportiv me mbrojtës shumë të gjerë, rrota 19 inç, e ‘krah’ të stërmadh nga pas, transmeton koha.net.

Edhe pse MINI John Copper Works GP me shumë gjasë nuk do të ketë dukjen e njëjtë ekstreme sikurse koncepti i tij, por prapë do të duket mjaftë agresiv e sportiv si veturë standarde.

Kjo veturë do të ketë motorin e përditësuar të 2.0 litërshit me katër cilindra turbocharget me benzinë që do të prodhoj rreth 280 kuajfuqi.

{gallery}