Një çift i Jaguar F-Type kabriolet për gara rally janë ndërtuar për të shënuar 70 vjetorin e veturave sportive të markës ikonike britanike, Jaguar.
Veturat nuk do të dalin në shitje ndërsa do të shfaqen në Walters Arena të Walesit, transmeton koha.net.
Jaguar është duke shënuar 70 vjetorin e veturës së parë të tyre sportive të prodhuar për garat rrally, XK 120 në vitin 1948.
E tani këta 2 F-Type janë modifikuar në nder të XK 120-shit të vozitur në fillimet e 50-ve nga Ian Applyard, i cili me të edhe ka fituar garën RAC Rally. I bazuar në motorin 2.0 litërsh me 296 kuajfuqi të F-Type, vetura është modifikuar për të ecur në mënyrë sportive e për t’u dukur si në vitet e 50-a.
{gallery}