Auto

BMW X2 kalon në ‘duart’ e AC Schnitzer

Edhe BMW X2 ka kaluar në ‘duart’ e kompanisë së njohur AC Schnitzer e cila për këtë SAC (Sports Activity Coupe), ndër të tjera, ka përgatitur paketën e re për aerodinamikën e tij dhe rrotat e reja.

Paketa e re për këtë X2 përfshinë rrotat ‘AC Schnitzer’ 19 ose 20-inç nga alumini, spoilerin e përparmë të ri, spoilerin e pasmë në çati dhe pragjet e reja, transmeton Koha.net. Po ashtu, AC Schnitzer ka zgjedhur edhe gypat e reja (nga kromi ose me ngjyrë të zezë) të sistemit të shkarkimit të gazrave, amortizatorët sportiv (tani vetura është më e ulët për 20 ose 35 mm), si dhe disa elemente shtesë për interier.

{gallery}

Gjithashtu, në ofertë është edhe paketa për përforcimin e motorëve dizelë me katër cilindra në version X2 xDrive20d dhe X2 sDrive20d me 190 në 222 kuajfuqi.