Njoftohuni me Camaron me 1000 kuajfuqi

Njoftohuni me Camaron me 1000 kuajfuqi

21 October 2018 17:52

Kompania amerikane e cila merret me modifikimin e veturave, Specialty Vehicle Engineering, ka prezantuar një tjetër Chevrolet Camaro të modifikuar por kësaj radhe me plot 1,000 kuajfuqi.

I quajtur Yenko Stage II Camaro, vjen me motor 6.8-litër V8 me kompresor dhe për krijimin e tij si bazë ka shërbyer Camaro 1SS ose 2SS me paketën 1LE, transmeton Koha.net.

Sa i përket përshpejtimit dhe shpejtësisë maksimale, ende nuk është zbuluar.

Gjithashtu, ende nuk është zbuluar as çmimi i tij por dihet vetëm se ky model do të prodhohet në seri të kufizuar prej 25 njësive.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme