Arbëri

Viti 2018, alarm për nivelin e dhunës në familje

Shtëpia si koncept, si një vend që asocion me sigurinë, qetësinë dhe ngrohtësinë që do të duhej të gjente secili.

Por, për shumë gra në Kosovë, një gjë e tillë nuk ekziston.

Në shtëpinë e tyre e që shpesh nuk e ndiejnë si të tyren, përjetojnë dhunë në forma të ndryshme.

Rrahje, torturë psikologjike e kërcënime i ndjekin gjithë jetën bashkëshortore.

Krejt këto, i përjetoi në familjen e saj, por që nuk iu ndalën as pas martesës te familja e burrit. Veç bashkëshortit, kjo viktimë dhunë të vazhdueshme ka pësuar edhe nga vjehrra. Rrahjet e tortura filluan që nga viti 2010, pak pasi u martua. Për këtë shkak, ajo u detyrua të ikte nga shtëpia e burrit dhe të shkojë në strehimore. Por, kur e kuptoi që ishte shtatzënë, ajo u bind t’i kthehej sërish bashkëshortit.

Por dhunën ndaj kësaj viktime, që rrëfehet për KTV-në, nuk e harroi bashkëshorti edhe pas kthimit nga strehimorja. Viktimë e dhunës së tij u bënë edhe fëmijët, të cilët mbetën të jetojnë te babai, pasi nëna u largua sërish nga shtëpia.

Kjo viktimë është vetëm një ndër 1500 rastet e tjera të dhunës në familje. Sipas statistikave të policisë së Kosovës, numri i viktimave të dhunës gjatë këtij viti që po e lëmë që janë raportuar ka shënuar rritje. Në shumicën prej këtyre viktimave, në vazhdimësi është ushtruar dhunë, por që kanë mbetur të izoluara brenda katër mureve të shtëpive

Në policinë e Kosovës, thonë se nga këto lëndë, 1120 janë dërguar kallëzime penale në prokurori.

Ndërsa, 400 persona janë arrestuar.

Por, viktimat që pësuan dhunë në familje e të cilat i raportuan rastet, nuk është se gjetën ndihmën e policisë çdo herë.

Valbona Marku – Nrecaj e kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj Pjetër Nrecaj në polici pasi për 16 vjet e kishte duruar torturën që i ishte shkaktuar. Por policia nuk e kishte mbrojtur atë. Ai kishte qëndruar prapa grilave vetëm për një kohë të shkurt. Për pasoi dhe neglizhencë të policia menjëherë pas lirimit nga burgu kreu vrasjen e dyfishtë të Valbonës dhe vajzës së tij vetëm pse ajo nuk kishte pranuar t’i kthehet atij

Pasi e pranoi fajësinë, Gjykata Themelore në Gjakovë Nrecajn e dënoi me 24 vjet burgim për vrasje të dyfishtë.

Pas ankesës së mbrojtjes ndaj këtij aktgjykimi bërë në Gjykatën e Apelit, kësaj të fundit i mbetet ta bëjë të potë fuqishëm aktgjykimin ose ta rrëzojë atë.

Tetë raste të dhunës në familje kanë përfunduar me vrasje brenda këtij viti.

Kjo dhunë e burrave ndaj grave, nxiti kundërshtim dhe protesta nga shoqëria civile kryesisht të organizuara nga lëvizje për të drejta të grave dhe barazi gjinore.