Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mbahet seanca konstituive

Konstituimi i legjislaturës së tetë, ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, do të bëhet sot në orën 10:00.

Sipas njoftimit të administratës së Kuvendit, pikë e parë do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve. Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Edhe pse janë premtuar veprime të shpejta në konstituimin e Kuvendit për t’i hapur rrugë votimit të kabinetit qeverisës, një gjë e tillë nuk është e sigurt. Kjo, për shkak të mosmarrëveshjeve mes komuniteteve joserbe, disa prej të cilave ende nuk janë përcaktuar nëse do të jenë pjesë e Qeverisë apo e opozitës.

Për pasojë, ato nuk kanë një marrëveshje për emrin që duhet ta propozojnë për nënkryetar të Kuvendit, i cili u takon në bazë të Kushtetutës.

Legjislatura nuk konsiderohet e konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetarët.

Edhe Të hënën konstituohet Kuvendi, për Qeverinë nuk është vendosur Arbëri Të hënën konstituohet Kuvendi, për Qeverinë nuk është vendosur

Ndërkaq, një proces votimi zhvillohet në pako për nënkryetarët e propozuar nga partitë e komunitetit shumicë, kurse votimi i dytë bëhet për dy nënkryetarët e tjerë – atë serb dhe nënkryetarin që propozohet nga komunitetet e tjera jo serbe.

E, votimi për kryetarin e Kuvendit bëhet veçmas.

E drejta e propozimit të kandidatit i takon partisë fituese dhe ai pritet të jetë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Nuk dihet nëse edhe Qeveria do të votohet të hënën dhe se kush do ta ushtrojë detyrën e presidentit, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri.

Por zyrtarë të Vetëvendosjes kanë lënë të kuptohet se kryeparlamentarja aktuale, Vjosa Osmani, do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e kreut të shtetit dhe se zgjedhja e Qeverisë do të bëhet para zgjedhjes së presidentit.

Edhe Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës Arbëri Kuvendi njofton për seancën e nesërme, ky është rendi i ditës

Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit me 50.28 për qind të votave dhe do të ketë 58 ulëse në Kuvend nga 120 sa janë.