Mbrojtja e të drejtave të pakicave në Shqipëri dhe garantimi i të drejtave të njeriut për çdo person, që i përket një pakice kombëtare, është qëllimi i një projektligji të plotë, i hartuar nga Qeveria dhe i depozituar për shqyrtim në Kuvend.
Nisma ligjore, si një ndër angazhimet kryesore të qeverisë shqiptare vjen në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, por dhe në përmbushje të 5 prioriteteve të Komisionit Evropian, mes tyre ai për të drejtat e njeriut.
Projektligji, i përbërë nga 22 nene dhe i konsultuar gjerësisht me institucionet e pavarura, por dhe me grupe interesi, përcakton pakicat kombëtare në Shqipëri, që janë:pakica greke, maqedonase, serbe, malazeze, vllahe/arumune. Këto janë pakica të njohura tradicionalisht, por që kanë dhe vazhdimësi, sipas të dhënave të regjistrimeve të popullsisë. Ligji i ri po ashtu parashikon si pakica kombëtare edhe pakicën boshnjake dhe atë egjiptiane.
Kapitulli i II-të i pr/ligjit, që flet për të drejtat dhe liritë e pakicave, garanton të drejtën e deklarimit të përkatësisë së tyre, ndalon diskriminimin e tyre, qe sjell përjashtime, kufizime apo preferenca, bazuar në identitetin e tij etnik, gjuhësor, kulturor e fetar që ka si qëllim apo pasojë pengimin apo bërjen e pamundur të ushtrimit të të drejtave në të njëjtën mënyrë me të tjerët.
Personat që u përkasin pakicave kombëtare, ashtu si të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat politike të sanksionuara nga Kushtetuta, ata janë të lirë të bashkohen në parti politike, kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen, duke qenë pjesë aktive e jetës politike në vend.
Sipas ligjit te ri, personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kane te drejten për t’u shprehur, informuar dhe shpërndarë informacione në gjuhën e pakicës. Atyre ju garantohet e drejta e pakicave për të pasur median e tyre të shkruar dhe elektronike.
Ky nen po ashtu parashikon të drejtën e përdorimit të gjuhës në marrëdhëniet me autoritetet vendore në bashkitë ku personat, që u përkasin pakicave kombëtare, banojnë tradicionalisht dhe përbëjnë mbi 20% të popullsisë së njësisë, vendosjen e emërtimeve të njësive administrative përkatëse, rrugëve dhe treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, edhe në gjuhën e pakicës përkatëse,