Partia Socialdemokrate (PSD), me rastin e 1 Majit, ditën ndërkombëtare të punëtorëve, në një kumtesë të veten rikujtuar problemet e punëtorëve në Kosovë, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë PSD ka thënë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjendja aktuale e punëtorëve në Kosovë nuk është si duhet, andaj dita e 1 Majit duhet ta mobilizojë, vetëdijësojë dhe organizojë punëtorinë, që përmes kërkesave konkrete të ngrit zërin për ndryshime pozitive të gjendjes dhe të përmirësoi kushtet e punës dhe të jetesës.
Angazhimi për liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet të qytetarëve të bazuar në parimet e demokracisë dhe të tregut të lirë qëndron në bazën programore të PSD. PSD me programin e saj të definuar qartë, e konsideron veten si sindikatë të popullit dhe nga ky aspekt e dëshiron, respekton veprimtarinë dhe angazhimin funksional të sindikatave, kjo aq më parë, kur e tërë historia e partive socialdemokrate është e lidhur ngushtë me sindikatat, ato janë aleat të pandashëm dhe historik.
Jemi të vetëdijshëm së qytetaret e Kosovës ballafaqohen me një vistër problemesh. PSD-ja si forcë politike angazhohet për qasje të civilizuar dhe humane për zgjidhjen e tyre duke i definuar qartë prioritetet e shoqërisë.
Kemi arsye të fuqishme të reagojmë për shkak të mospërfilljes së të drejtave të punëtorëve,pensionistëve si dhe të sindikatave në proceset shoqërore dhe vendim-marrëse.
Është koha që të bëhen hapa më të guximshëm për konsolidimin edhe funksionalizimin e sistemit juridik dhe sundimin e ligjit, trajtimin plotësisht të barabartë të qytetarëve pa asnjë dallim dhe për aplikimin e qeverisjes së përgjegjshme dhe pa deformime, klanore, të nepotizmit, korrupsionit etj.
Sindikatat e Kosovës kanë një traditë të gjatë dhe shpesh kanë qenë në ballë të përpjekjeve të popullit për mbrojtje të drejtave të tij. Një arsenal i tërë terrori e dhune është ushtruar kundër punëtorisë shqiptare të Kosovës në periudha të kaluara. Por, sindikatat tona përkundër të gjitha vështirësive dhe reprezaljeve me të cilat u ballafaquan arritën të ekzistojnë e të sfidojnë edhe okupatorin edhe masat e papërshkrueshme diskriminuese që ushtroi pushteti, sidomos ai i Serbisë.
Si pasojë e kësaj katrahure që përjetoi punëtoria dhe ekonomia kosovare as sot e kësaj dite sindikatat tona nuk kanë arritur të bëhen sindikata klasike të punëtorëve, që veprojnë në rrethana normale, por, fatkeqësisht shumë nga ato mbetën sindikata të papunëve.
Sindikatat duhet që me këmbëngulje dhe pa ngurrim ti shfrytëzojnë mjetet e parapara programore të angazhimit dhe të luftës për realizimin e të drejtave të punëtorëve e që janë: negociatat-bisedimet, marrëveshjet kolektive, protestat, grevat, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin, pra mjete këto paqësore dhe kushtetuese.
Sindikatat si organizata të interesit dhe jopolitike të punëtorëve në themel kanë angazhimin dhe luftën sindikale për të krijuar kushte kualitative të punës, jetesës në bazë të punës për anëtaret e vet dhe familjet e tyre, gjë të cilën sot e realizojnë vështirë. Ani pse janë në gjendje pak më të mirë së ata mija e mija të papunë.
Fatkeqësisht sindikatat kosovare as pas luftës e as pas pavarësisë nuk gjetën rrugë dhe përkrahje për të arritur që të zënë vendin që ju takon në shoqëri. Në Evropë të cilës i përkasim fizikisht dhe pretendojmë që ti bashkohemi gjendja është krejtësisht tjetër. Sindikatat janë subjekt i fuqishëm. Ato kanë pjesëmarrje të gjerë në qeverisje në të gjitha nivelet e sidomos në ndërmarrje.
Transicioni në Kosovë, për shkak të rrethanave specifike ka lënë pasoja të rënda. Ky tranzicion, duke i shtuar edhe një proces privatizimi të imponuar dhe shpesh kriminal, ka sjellë dobësimin e skajshëm të ekonomisë nacionale.
Përkundër pritjeve e reklamimeve të mëdha të këtij privatizimi, si pasojë kemi pasur, veç tjerash edhe humbjen e rreth 70 mijë vendeve të punës nga ky proces, e të gjitha së bashku të përcjella me rritje të varfërisë dhe shkatërrimin e shtresës së mesme me rritje te pabarazisë së padrejtë sociale.
Shkalla e papunësisë është e lartë dhe nuk ka investime nga jashtë përkundër pritjeve dhe premtimeve të qeverisësve tanë. Realizimi i shumë të drejtave të punëtorëve, fatkeqësisht është gati i pamundur nga fakti së një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike ende zhvillohet në tregun ilegal, gri dhe të zi. Funksionimi i ligjit është pikë e dobët dhe shteti nuk po arrin të krijoi kushtet e domosdoshme për funksionimin e sindikatave. Për fat të keq organizimi sindikal në ndërmarrje private thuaj së nuk ekziston. Kjo në radhë të parë për shkak të pasigurisë ligjore të punëtorëve. Mos të flasim për kushtet e punës, pagat e të drejtat tjera nga puna që në shumë raste jo që shkelën por i afrohen eksploatimit brutal.
Por, që të arrijë të realizojnë të drejtat e veta punëtoret dhe sindikatat duhet të bëjnë presion të fuqishëm ndaj pushtetit, duke kërkuar mbështetje edhe nga forcat tjera, si organizatat qytetare e shoqatat profesionale, që shteti përmes respektimit të ligjeve t`i detyroi të gjithë punëdhënësit, por edhe punëtoret, që të zbatojnë ligjet, ti zbatojnë standardet dhe të drejtat e punëtorëve dhe ti mbrojnë fuqishëm ato të drejta. Për këto qëllime punëtoret duhet të jenë unik dhe të bashkuar në sindikata. Uniteti realizohet më lehtë sepse interesat janë te përbashkëta. Kërkohet vetëm më shumë tolerancë demokratike dhe solidaritet. Sindikatat duhet orientuar energjitë e tyre për zgjidhje të nevojave esenciale e jo të merren me vetveten. Domosdo ato duhet të jenë të pavarura nga partitë politike. Por, pavarësia duhet ndarë nga neutraliteti. Ato duhet të kenë guximin dhe lirinë që t`i shprehin në çdo rrethanë pikëpamjet e tyre dhe të luftojnë për interesat e veta. Partitë politike dhe sindikatat duhet të çmojnë njëra tjetrën për aq sa përputhën programet e tyre.
Tani vërehet haptas së si pasojë e mos zbatimit te ligjeve po cenohet edhe tregu ilirë i punës që domosdo shkakton pabarazi në mes të qytetarëve. Këto pabarazi janë nga më të ndryshmet si shkelja e procedurave të punësimit, shkelja e normave të sigurisë në punë si ato ligjore ashtu edhe ato teknike.
Jemi të vetëdijshëm së papunësia prekë më së shumti kategoritë më të ndjeshme, të vobekta e me probleme tjera sociale dhe për kah struktura të rinjtë dhe femrat. Andaj inkurajojmë si punëtoret ashtu edhe sindikatat e tyre që të shfrytëzojnë mjetet e presioni për arritje të realizimit të drejtave që ju takojnë. Por, si duket një masë e konsiderueshme e punëtorëve sindikal kanë gjetur rehatinë e tyre dhe me këtë po mjaftohen. Si mund të pajtohen sindikatat kosovare me dy lloje pagash minimale. Apo për një muaj pune punëtori të merr jo më shumë së 130 euro. Pagë që nuk i mundëson asgjë. Krahasojeni këtë me pagat e disa personave që marrin deri në pesëdhjetë fish më shumë!
Apelojmë që punëtoret dhe sindikatat e tyre të solidarizohen më shumë me njëri tjetrin dhe të bashkuar të mbrojnë interesat e tyre, sepse, krahas interesave të tyre mbrojnë edhe interesat e përgjithshme qytetare e kombëtare. Ashtu siç kanë vepruar në ditët më të vështira. Ata duhet të jenë të paret që gjykojnë dhe kundërshtojnë me forcë padrejtësitë, keqpërdorimet, korrupsionin e sidomos punësimin politik dhe në baza familjare.
PSD i kupton dhe ndjenë vështirësitë, problemet dhe hallet e punëtorëve. Andaj, mos nguroni kërkoni të drejtat që ju takojnë dhe mos hiqni dorë nga ato. Jeni pjesë e punëtorëve të Botës dhe të Evropës dëshmojeni këtë kurdoherë. Festojeni 1 Majin së është dita juaj por mos harroni përgjegjësinë që keni për këtë kohë, por edhe për kohen dhe për gjeneratat që vijnë.