Erdi Pirana, nga Grupi për Sudime Juridike dhe Politike, ka thënë se që nga zgjedhjet e organizuara në vitin 2007 ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të procedurave për mashtrim në votime dhe keqpërdorime. Por sipas tij, Prokuroria ka dështuar që t'i hetojë aktivitetet mashtruese të kryera lidhur me zgjedhjet në vitin 2007 të cilat janë përcjellë me intensitet të madh deri tek zgjedhjet e vitit 2010.
Nga shpallja e pavarësisë sipas tij është vërejtur një rritje e konsiderueshme e shkeljeve ligjore të trashëguara nga viti 2007.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shpalosur mangësitë e identifikuara në procesin e adresimit të shkeljeve ligjore të raportuara. Mangësitë kryesore sipas tij është dështimi i prokurorëve që me kujdes të duhur të hetojnë rastet e mashtrimeve të raportuara gjatë zgjedhjeve, ngritja e aktakuzave nga ana e Prokurorive pa dëshmi të mjaftueshme, dështimi i gjykatave në shqyrtimin e aktakuzave në fazën e konfirmimit, pas fazës së konfirmimit dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor si dhe dështimi i gjykatave për të shqyrtuar këto raste në mënyrë të thukët, raporton Koha Ditore.
Në raportin e GPJS thuhet se pavarësisht se është vërtetuar mashtrimi zgjedhor votat që janë konstatuar të vjedhura janë numëruar si vota valide për partitë politike. I njëjti avaz por me intensitet të shtuar ka vazhduar edhe në zgjedhjet parlamentare në vitin 2010 ku janë identifikuar vjedhje, shantazhe, mashtrime zgjedhore, blerje votash etj.
Edhe në zgjedhjet në vitin 2017 sipas GPJS ankesat e paraqitura në PZAP janë kryesisht ankesa individuale të kandidatëve të cilave iu mungojnë elementet bazë si mospërshkrimi i shkeljeve në mënyrë të duhur dhe mungesa e nënshkrimit të ankuesit gjë e cila ka bërë që ankesa të refuzohet.
Edhe mosdorëzimi i ankesave brenda afatit kohor të paraparë me ligj nga subjektet politike është mjaft shqetësues por edhe problematik sipas GPJS.
Sa i përket sanksioneve, politika ndjekëse dhe dënimeve vazhdon të mbetet sfidë për sistemin e drejtësisë, i cili ende nuk ka dhënë përgjigje adekuate manipuluesve të zgjedhjeve.
Mulë Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka folur për ankesat të cilat janë drejtuar tek ky institucion për procesin zgjedhor.
Ai ka thënë është mirë që lajmërimet që bëhen për parregullsi të adresohen tek PZAP në mënyrë që ky institucion të merret me to.
Xhemail Peçani, drejtor i Zyrës Ligjore në KQZ, ka thënë se gara në nivel lokal shkakton më shumë konteste për shkak se ka më shumë kandidatë në garë.
Numri më i madh i ankesave sipas tij është nga shoqëria civile se sa nga partitë politike apo nga kandidatët.
Annette Fathj-Lihic nga Zyra e BE ka thënë se është mirë që afati i ankesës të jetë 48 orë dhe PZAP të ketë mundësi që t'i shqyrtojë për 5 ditë.
Ajo ka thënë se BE-ja ka paraqitur rekomandimet pas zgjedhjeve të fundit dhe është mirë që ato të merren parasysh pasi nëse ato nuk merren parasysh mund të mos dërgojnë mision vëzhgues.
Sipas saj nuk mund të thuhet kur nuk ka ankesa se procesi ka qenë i mirë.
"Duhet pasur parasysh të merren masat parandaluese nëse mund t’i parandaloni njerëzit është me rëndësi. Shumë çka duhet të bëhet. Stafi duhet të trajnohet dhe t’i tregojë votuesve si veprohet" ka theksuar ajo.
Ehat Miftari nga IKD ka thënë se pa pasur vullnet për të ndryshuar baza ligjore nuk do të mund të ndryshohen çështjet që janë ngritur./S.Jusufi/