Shqipe Pantina, zëvendëskryetare e parë e Komisionit të Kuvendit për ... Media ka sqaruar atë që ndodhi sot në mbledhjen e këtij Komisioni, kur ka kaluar në lexim të parë Projektligji për RTK-në.
Pantina, në “Express Intervistën” e KTV-së ka treguar se sot ka qenë vazhdimi i mbledhjes të së hënës së kaluar, e cila ishte ndërprerë kinse për mungesë të kuorumit.
“Unë pata propozuar atëherë që të shtyhet për dy javë, sepse kishte shumë vërejtje për ligjin dhe na duheshin konsultime shtesë. Kërkesa e sotme e të tri partive opozitare ishte që të shtyhet për një javë, sepse gjatë kësaj jave do të mbahet një tryezë që temë diskutimi ka pavarësinë ekonomike të mediave. Unë jam e bindur se aty do të mund të dilnin ide ndoshta më të mira se sa tonat si Komision. Kryetari Nait Hasani, vendosi që mos ta marrë për bazë këtë ide, por e hodhi në votim me idenë që debati është shterur”, ka thënë Pantina.
Pantina ka thënë se kryetari i Komisionit dëshironte ta merrte për bazë ligjin për transmetuesin publik të Sllovenisë.
“Ai u përkthye në gjuhën shqipe, dhe mund të them se as 30 për qind nuk është marrë për bazë. Më shumë projektligji i ri i ngjan ligjit ekzistues për RTK-në”, ka thënë ajo.
Pantina ka thënë se njëra prej problemeve kryesore të këtij Projektligji mbetet financimi i RTK-së.
“Është propozuar që pas hyrjes në fuqi, të ketë një periudhë kalimtare prej një viti, në të cilën RTK do të financohet nga buxheti i shtetit”, ka thënë Pantina. “Unë kam propozuar që kostoja vjetore për RTK-në për qytetarët të jetë 20 euro, ndërsa ka kaluar që të paguhet nga 2.5 euro në muaj, të cilat duhet të mblidhen përmes faturave të rrymës”, ka thënë Pantina, teksa ka shtuar se edhe çështja e pagesës përmes faturave të rrymës nuk do të duhej të mbetej vetëm kështu, ngase sipas saj ka shumë mundësi të tjera të cilat do të mund të shfrytëzoheshin për të mbledhur pagesat nga qytetarët.
Pantina thotë se pavarësia ekonomike për RTK-në do të duhet të gjenronte edhe ngritjen e programit të televizioni publik.
“Ndonëse ata nuk e pranojnë RTK-së i ka ra shumë shikueshmëria, e megjithëse ata nuk e pranojnë është se i ka rënë edhe besueshmëria, si pasojë e programit të dobët”, ka thënë ajo.
Pantina ka folur edhe për pronat që menaxhon aktualisht RTK-ja, e të cilat nuk janë të saj, por janë të RTP-së.
“RTK-ja nuk është trashëgimtare e RTP-së. Sa i përket provave nuk mendoj se duhet të ketë ligj të veçantë. Kjo çështje mund të rregullohet me një vendim të veçantë, që në bazë të ligjeve në fuqi përmes AKP-së shteti ia kalon pronat e RTK-së”, ka thënë Pantina.
Ka folur edhe për çështjen e Bordit të RTK-së. Pantina ka thënë se ai duhet të reduktohet në numër.
“Aktualisht janë 11. Nëse KPM-ja ka 7 anëtarë pse Bordi i RTK-së të ketë më shumë se kaq. Është thënë se duhet të ruhet kuota gjinore dhe minoritetet, por edhe me 7 anëtarë mendoj se mund të ruhet, por hajde po themi kompromisi mund të jetë në 9 anëtarë, sepse Bordi i kushton shumë buxhetit të RTK-së”, ka thënë Pantina.
Më e rëndësishme se kaq, sipas Pantinës është që Bordi të marrë pozicionin e vetë në menaxhimin e RTK-së. Ka thënë se ka pasur raste kur ai është neglizhuar, si në rastin kur Bordi ka thënë se nuk duhet të punësohen më njërëz në RTK, derisa menaxhmenti ka vepruar kundër këtij vendimi.
“Kështu, aktualisht nuk e dimë sa të punësuar i ka RTK-ja”, ka thënë Pantina.
Në Komision, Pantina ka thënë se ka edhe dallime sa i përket postit të drejtorit.
“Atij apo asaj duhet të kufizohet mandati, në dy mundësi zgjedhje”, ka thënë Pantina.
Një problem jashtëzakonisht të madh e ka cilësuar ajo edhe blerjen e programit deri në 20 për qind. Sipas saj, me këtë vendim është abuzuar.
“Është e kuptueshme që RTK-ja nuk prodhon filma, apo përmbajtje sportive dhe ato i blen. Por nuk mund dhe nuk duhet të blejë program të cilin mund dhe duhet të prodhojë vetë. Paramendoni, aktualisht blen edhe lajme, gjë që e ka të ndaluar edhe me ligj, sepse është e specifikuar që programin informativ duhet ta krijojë vetë. RTK-ja mund të ofrojë pa pagesë hapësirën për emisione që s’i prodhon vetë e të cilat mund të jenë në interes të publikut, por nuk mund të paguajë për ato programe”, ka thënë Pantina.
RTK-ja duhet të