Nga sot, ministër i Shëndetësisë është Rifat Latifi, profesor i kirurgjisë me përvojë të gjatë në SHBA. Por, kontributi i tij në institucionet e Kosovës nuk është i pari. Ai më 16 mars 2009 ishte emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi. E, tre m uaj më parë, ai kishte shkruar një opinion për “Kohën Ditore”, ku shpjegonte se si mund “të reanimohet shëndetësia e Kosovës”. Në vazhdim, opinioni i tij i plotë i botuar në të përditshëm Koha Ditore, më 25 dhjetor 2008.
Rifat Latifi
Pa mjekёsi moderne dhe tё fuqi - shme nuk mund tё ketё as demokraci tё mirёfilltë, as siguri e as pavarësi tё plotё. Mjekёsia po ashtu ёshtё burim i madh i tё ardhurave, ёshtё njё nga ekonomitë e fuqishme dhe pjesё e ndёrtimit tё shtetit stabil. Mjekёsia mbledh kaudrot më të spikatura qё ka njё vend. Tё gjitha kёto vlera nё Kosovё ende nuk janё duke u kuptuar. Pёrkundrazi, Kosova e ka bёrё mjekёsinё humbёse të vazhdueshme, edhe të mjeteve materiale edhe tё kuadrove e të standardeve demokratike.
Pёr ta shpёtuar dhe pёr ta reanimuar mjekësinë e Kosovёs duhet strategji afatgjate, ndryshime radikale bazuar nё sistemet e zhvilluara tё mjekësisё, bazuar nё ligjet e ekonomisё sё tregut dhe standardeve tё larta botёrore, duhen investime kapitale dhe kadrovike tё mёdha, duhet modernizim të praktikës dhe ligjeve të mjekësisë, duhet zhvilluar shkencën e mjekësisë si shkencë vitale. Me njё fjalё, duhet konsideruar dhe trajtuar mjekёsinё prioritet serioz tё stabilitetit tё pavarësisё sё shtetit tonё.
Pёr t’u bёrё mjekёsia ekonomi e fuqishme, kёrkohet menaxhim i mirёfilltë, modern dhe transparent. Me gjithё kapacitetin trunor, mjekёsia jonё, nё vend qё tё jetё forcё e madhe e Kosovёs, ajo ёshtё bёrё burim turpi dhe mjerimi pёr vendin tonё, pёr njeriun tonё. Kur t’ua ndёrrojmё drejtimin tё gjitha mjeteve qё kosovarët derdhin nёpёr xhepat e thellё tё spitaleve tё Maqedonisё, Serbisё, Bullgarise, Turqisё, Austrisё, Slovenisё, Kroacisё, Greqisë e vendeve tё tjera dhe tё derdhen ato mjete kёtu nё Kosovё, atёherё ato mjete do tё pёrdoren pёr rindёrtimin e spitaleve tona, shkencёs sё mjekёsisё, sistemit tё mjekёsisё, Kosovёs dhe shtetit tonё tё brishtë. Por, pёr tё mbajtur kёta pacientё nё Kosovë, ne duhet tё kemi ekspertizë dhe spitale moderne. Andaj sikur jemi futur nё njё rreth pa fund: pa spitale moderne nuk ka pacientё, e pa pacientё ёshtё vёshtirё tё krijohen dhe mbahen spitalet moderne.
Si të dilet nga gjendja katastrofike
Se kjo gjendje duhet tё ndërrojë, kjo ёshtё fare e qartё. Fillimisht, pjesё e standardeve demokratike ёshtë dhe duhet tё jetё zhvillimi mirёfilltë i mjekёsisё dhe e drejta e qytetarëve që tё kenё shёrbime shёndёtsore optimale dhe moderne. Edhe shteti i Kosovёs, por edhe qytetarët tanё, e kanё pёr obligim tё ndihmojnё mjekёsinё e Kosovёs.
Kush duhet ta bëjë këtë ndërrim radikal? Fillimisht ne duhet tё bёjmё njё analizё tё thukët tё çdo centi qё harxhohet pёr mjekёsi, çdo centi qё duhet tё investohet nё mjekёsi, tё çdo protokolli dhe dokumenti që kemi sot. Pastaj, duhet tё angazhojmë njё grup ekspertësh, asi nga mё tё mirёt nё botё dhe tё krijojmё strat - egjinё e mjekёsisё sё Kosovёs pёr njёqind vjetët e ardhshëm. Njё analizё e tillё dhe njё strategji e tillё duhet tё bёhet nёn mbikë - qyrjen e Parlamentit tё Kosovёs, dhe duhet tё reflektojë realitetin shkencor dhe demogr afik. Ёshtё fare e qartё se Ministria e tashme e Shёndetësisё ka trashëguar njё tё sёmurë nё gjendje shumё tё rёndё dhe kritike, me shumё organe insuficiente dhe para vdekjes dhe nuk gjen dot mёnyrё ta reanimojë me sukses. Nё gjendje tё tillё ёshtё vёshtirё tё krijohet efikasitet edhe nёse ekzistojnë vizioni dhe dёshira. Megjithatё, pavarësisht arsyet e mosefikasitetit, Ministria e Shёndetësisё ka nevojё pёr ndihmё me ekspertë, fonde tё konsiderueshme, strategji, vizion dhe edukim.
Nevoja për modernizim të sistemit mjekësor
Sa kohё do t’i duhet Kosovёs qё tё kёtё mjekёsi moderne? Kjo ёshtё pyetje e rёndё dhe komplekse. Ne do tё na duhen dekada tё tёra dhe mbi tё gjitha investime serioze. Por, sё pari duhet tё ndёrtojmё avenynё e shpresёs. Pa plan solid, sikur e kemi vështirё tё kemi shpresё.
Duhet tё kemi investime serioze nё teknologji tё avancuar, nё standarde tё reja dhe nё kuadër njerëzor qё do tё anacojё mjekёsinё kosovare. Shkenca e mjekёsisё dhe spitalet duhet t’u prijnё zhvillimeve teknologjike e jo tё mbesin tё fundit qё aplikojnё teknologjinё e avancuar. Teknologjia e avancuar duhet tё jetё pjesё pёrbёrse e procesit tё preventivёs dhe të shërimit që nga momenti kur pacienti sheh pёr tё herё tё parё mjekun e vet e deri sa tё kёtё procedurat mё komplekse mjekёsore pёr secilёn patologji. Me njё fjalё, qё nga lindja deri nё vdekje. Po, krijimi i kuadrove tё mira dhe i teknologjisё së avancuar kushton, dhe pёr kёtё secili prej nesh duhet ta mbajё barrën. Edhe spitalet, edhe punëtorёt shëndetësorë, edhe pacientët, edhe punëdhënësi, edhe shteti, edhe industria e sigurimeve. Të gjithë.
Si duket një sistem i mirëfilltë shëndetësor
Spitali modern si pjesё e shërbimeve moderne mjekёsore ka cilёsi, ka kualitet, ka rregull, ofron shërbime komplete, e jo parciale nё bazё tё evidencës shkencore, ka pёrgjegjёsi morale dhe ligjore, i takon popullit qё shёrben, pavarësisht nga statusi privat apo shtetëror, dhe drejtohet nga bordi pёrgjegjёs, sipas ligjit. Spitali modern ofron shёrbime tё kualitetit dhe cilёsisё mё tё lartё, nga mjekët dhe nga infermierët, farmacistët, dietistët, teknikët, shёrbimet higjienike, shërbimet e sigurimit, tё komunikimit dhe shërbimeve të tjera anekse. Populli ka sigurim shëndetësor, qoftё sigurim shtetëror, qoftë sigurim privat. Pёr shërbimet shëndetësore, sikurse edhe pёr shërbimet e tjera dikush duhet tё paguajë. Asgjё nuk ёshtё pa kosto. Kёto sigurime rregullohen me ligj dhe nё bazё tё tregut ekonomik tё njё vendi.
Mbi tё gjitha, spitali ka statusin dhe rregulloren e vet qё garanton kujdes cilёsor dhe tё shkallës mё tё lartё tё mundshme, por e ka edhe pavarësinё e aktivitetit. Pёr shembull, nё SHBA, njё nga shërbimet mё tё rёndёsishme shëndetësore ёshtë sistemi i traumës dhe i shërbimeve tё emergjencës. Miliarda dollarë harxhon shteti amerikan nё pёrkujdesjen e tё lёnduarve, prej preventivës deri në kujdesin pёrfundimtar tё traumës. Bile, pёr shumё vende, sikurse janё SHBA-ja, sistemi i traumёs i avancon standardet mё tё larta tё kujdesit mjekёsor.
Avancimet shkencore
Nuk mund tё bёjmё pёrparime serioze dhe tё edukojmё mjekët tanё nёse ata nuk merren me hulumtime shkencore dhe nuk janё tё ekspozuar shkencës mё tё re. Kёrkesa zyrtare qё pёr t’u pёrparuar nё profesion akademik, duhet me gjithё kusht tё jesh magjistër, apo edhe doktor shkence, ёshtё absurde. Kualiteti i punimeve shkencore dhe pesha e tyre e bëjnë dikënd profesor. Jo vetë fakti se dikush ka mbaruar një punim qё ia jep titullin e caktuar. Po, pёr t’u marrë me shkencё nё mёnyrё solide, duhet tё ketё mjete, dhe mundёsi shkencore, laboratorë kompleks, punё të madhe dhe pёrkushtim serioz. Mjetet pёr hulumtime shkencore vijnё nga shumё burime, por kujdesi ndaj tё sёmurve ёshtё njё nga ato burime. Nëse Klinika Universitare dhe spitalet e tjera rajonale dёrgojnё tё sёmurët nё Shkup, apo nё ordinancat private pёr tё bёrё analiza, dihet ku shkojnё kёto mjete dhe dihet kush do ta ndёrtojё shkencёn. Jo ne.
Ndarja e praktikës private dhe shtetërore
Nё SHBA ka dy lloje praktikash mjekёsore dhe spitalesh. Ato shtetërore dhe ato private. Pёr tё dy llojet e spitaleve standardet mjekësore janё tё njëjta. Mjekët qё punojnё nё spitale shtetërore dhe nё sektorin shtetëror nuk mund të punojnё nё spitalet private. Nёse kjo ngjan, atëherё tё ardhurat e mjekëve shkojnë drejtpёrdrejt nё llogari tё institucionit nga mjekёt vijnё. Mё një fjalё, kjo ёshtё marrëveshje mes dy institucioneve. Nё anёn tjetër, nё spitalet shtetërore dhe ato jo pёr profit, mjekët qё janё nё praktikё private mund tё punojnё. Ata sjellin tё sёmurët dhe paguhen nga sigurimet ose nga pacienti drejtpёrdrejt. Jo nga spitali, vetёm nё raste tё rralla, kur kёrkohet ndonjё ekspertizë qё ai spital nuk e ka, dhe kjo bёhet me marrëveshje. Edhe spitali paguhet nga i sёmuri apo sigurimi tyre pёr shërbimet qё ai ofron sikurse janë, salla e operacionit, shërbimet e infermierisё, barnat, dhe të gjitha shërbimet e tjera. Edhe mjekët nё praktikё private, edhe mjekët nё praktikё shtetërore i nёnshtrohen tё njëjtave rregulla dhe kritere kualitative tё pёrcaktuara me ligj dhe tё implementuara nga spitali. Mjekёt qё punojnё nё spitalet apo klinikat universitare, mbajnё titujt akademikë sipas rangut, mёsojnë studentët dhe mjekёt e rinj dhe janё pёrgjegjës pёr pёrparimin e mjekёsisё dhe shkencës mjekёsore nё vend. Nё anёn tjetër, mjekët nё praktikё private punojnё mё transparent tё 100%, nё bazё tё ligjit dhe sigurojnё tё ardhurat e veta, nga tё cilat paguajnё taksa, varësisht nga shërbimet dhe puna e tyre. Nёse bëhet kjo ndarje e praktikёs nё Kosovё, kjo do tё kёtё efekt tё jashtëzakonshёm nё pёrmirësimin e shërbimeve dhe standardeve mjekёsore. Pacientët do tё zgjedhin pastaj ku duan tё shkojnё. Disa shërbime, siç ёshtë trauma, mbesin shtetërore. Por pёr kёtё kёrkohet ajo qё aludova mё lart: sigurimi shëndetësor i mirёfilltë i çdo qytetari.
Cilësia e shërbimeve
Kualiteti i shërbimeve pёrcaktohet nga agjencia pёrkatёse shtetërore. Kjo agjenci ka autoritetin e dhёnies sё lejes sё punёs spitalit, por edhe mbylljes dhe ndёshkimeve nё rast tё diskrepancave tё mёdha kualitative. Pёr shembull, agjencia qё merret me akreditimin e qendrave traumatogjike nё SHBA, bёnё auditimin e secilёs kartelë tё çdo tё sёmuri me komplikime apo qё ka vdekur. Nёse identifikohen probleme qё janё jashtë standardeve tё pёrcaktuara nga Kolegji Amerikan i Kirugjisё, atёherё qendra traumatologjike mund ta humbë akreditimin e vet. Secili departament, dhe seksion klinik ёshtё i obliguar me ligj tё raportojë çdo komplikim dhe çdo vdekje tё çdo tё sёmuri dhe tё raportojё me shkrim analizёn profesionale tё shkakut tё komplikimit apo tё vdekjes, tё dhёnё nga vetë insitucioni. Nёse ndodh ndonjё a papritur e madhe, atёherё komisioni pёrkatёs pёrcjellёs i kualitetit të punës në spital, apo në institucion, e bёn analizën e vet shkencore dhe profesionale dhe informon autoritet e duhura. Tё gjitha tё dhёnat klinike tё secilit mjek janё publike dhe tё botuara nё internet. Pёr shembull, nëse dikush do tё dijё se çfarë komplikimesh kam pasur unё si kirurg nё Arizonё, apo nëse jam ndёshkuar nga ligji pёr praktikё jostandarde, mund tё kërkojë kёto informata nё faqen e internetit tё Bordit tё Mjekёsisё sё Arizonёs. Kjo faqe ёshtё hapur pёr secilin, edhe pёr pacientin, edhe pёr insitucionet, edhe pёr sigurimet qё do mё sigurojnё, edhe pёr kolegët e mi. Kjo ёshtё transparencё absolute.
Për fund
Pёr ta reanimuar me sukses shëndetësinë tonë, Kosova duhet pёrfundimisht ta tejkalojё kёtё fazё “tё mbijetimit” nga çasti nё çast, nga njё qeveri nё tjetrёn, nga njё mbikëqyrës ndёrkombёtar nё tjetrin, qё e kemi aplikuar tash e disa dekada. Ёshtё koha e fundit qё tё merremi me mjekёsi nё bazё tё të dhёnave shkencore ose evidencёs dhe standardeve moderne. Nё secilin lëmë klinike sot ekzistojnё standardet e praktikёs mjekёsore. Standardet qё tashmё janё tё botuara nё çdo revistё shkencore tё lëmenjve pёrkatёs, dhe që avancohёn pёr çdo ditё. Nuk ka mё hapësirё pёr tё praktikuar ashtu siç kemi bёrё pёr 30 vjetët e fundit. Gjёrat kanё ndёrruar, shkenca ka përparuar, evidenca ёshtё grumbulluar, pacienti ynё ёshtё shumё mё i edukuar dhe kёrkon kualitet tё shërbimeve. Nёse kёto shërbime nuk i ofrohen ai do tё shkojё ku do qё tё mund. Por vetёm nёse ka mundësi. Nёse jo dihet çfarё bёhet. Kosova duhet tё edukojё kuadrin mjekёsor me metoda tё reja dhe me standarde tё reja dhe në kushte optimale shkencore. Nëse ne tё gjithё merremi seriozisht, mund ta shpёtojmё mjekësinё e Kosovёs. Ne duhet analizuar dhe trajtuar seriozisht çdo tё sёmurë qё shkon jashtë Kosovёs dhe çdo kuadёr qё largohet. Duhet ta ndërpresim kёtё humbje shumё serioze. Ne duhet tё lejojmё mjekёt dhe ekspertët tanё jashtë Kosovёs dhe miqtë tanë tё na ndihmojnё. Ёshtё fare e qartё sё ne vetёm dhe pa ndihmёn e tyre, nuk mund ta reanimojmё kёtё tё sёmurë rёndё qё i themi mjekёsi. Pra na duhet konsulta emergjente nёse duam ta shpёtojmё pacientin tonё dhe t’u ndihmojnё gjeneratave qё vijnё.
